Lufta, sulme me dronë në Rusi, mbyllen tre aeroporte të Moskë! Shpërthime në Kiev dhe Odessa
Në 7 rajone në Rusi ka pasur sulme me dronë, raportojnë autoritete ruse. Si pasojë e sulmeve janë mbyllur përkohësisht tre aeroporte; Domodedovo, Vnukovo dhe Sheremetyevo.
Kjo u raportua nga shërbimet ruse të transportit ajror të cituara nga agjencia Tass, pasi Ministria e Mbrojtjes e Moskës njoftoi rrëzimin e një droni ushtarak mbi rajonin e kryeqytetit rus.
Rusia thotë se ka shkatërruar ndërkohë katër anije ushtarake ukrainase në Detin e Zi. Ndërsa në Ukrainë janë regjistruar shpërthime në dy rajone Kiev dhe Odesa, ndërsa ka rënë alarmi në shtatë të tjerë.
Lajmi në përditësim…