Lufta/ Rusia sulmon depot e grurit të Ukrainës në kufi me Rumaninë
Rusia ka sulmuar me drone iraniane infrastrukturën e magazinimit të grurit ukrainas në portet e lumenjve Reni dhe Izmail në Danub, në kufirin midis rajonit Odessa dhe Rumanisë, duke plagosur 4 persona.
Rusia ka sulmuar me drone iraniane infrastrukturën e magazinimit të grurit ukrainas në portet e lumenjve Reni dhe Izmail në Danub, në kufirin midis rajonit Odessa dhe Rumanisë, duke plagosur 4 persona. Këtë e raportoi kreu i administratës rajonale, Oleh Kiper, në Telegram.
Danubi është një rrugë kryesore eksporti për Kievin që kur Rusia u tërhoq nga një marrëveshje që lejon Ukrainën të transportojë grurë, misër dhe produkte të tjera nëpërmjet Detit të Zi. Presidenti rumun Klaus Yohannis dënoi sulmin “shumë të afërt” ndaj vendit të tij.
“Ky përshkallëzim i fundit paraqet rreziqe serioze për sigurinë në Detin e Zi. Ai gjithashtu ndikon në tranzitin e mëtejshëm të grurit në Ukrainë dhe kështu sigurinë globale të ushqimit,” tha ai në twiter.