Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, tha se pamundësia për të varrosur trupat e pacientëve të vdekur po e kthen spitalin kryesor të Gazës në një varrezë. Po ashtu ai tha se rreth 600 persona janë ende në spital.
“Përreth spitalit ka trupa të pajetë për të cilët nuk mund të kujdesesh, madje as t’i varrosësh apo t’i çosh në asnjë lloj morgu,” tha ai. “Spitali nuk funksionon më siç duhet. Është pothuajse një varrezë”, shtoi ai.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) raportuan se disa raketa u hodhën nga territori libanez drejt Izraelit të hënën vonë në mbrëmje (13 Nëntor), njëra prej tyre u kap nga sistemi izraelit i mbrojtjes raketore ndërsa raketat e tjera ranë të gjitha në zona të hapura. Kështu raporton gazeta izraelite Haaretz. IDF gjithashtu raportoi se Izraeli sulmoi infrastrukturën terroriste të Hezbollahut në Libanin jugor në përgjigje të sulmit me raketa kundër Izraelit .
Lajm në përditësim…