Lufta në Ukrainë, Zelensky del me deklaratën e papritur

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrjen e tij për më shumë armë me rreze të gjatë veprimi nga aleatët perëndimorë, teksa fliste në samitin e BE-së me “video-call”.

Ai paralajmëroi liderët evropianë për pesë faktorë që mund të zgjasin luftën, duke përfshirë vonesat në dorëzimin e raketave me rreze të gjatë, mungesën e avionëve modernë dhe dobësitë në sanksionet perëndimore.

Udhëheqësit e BE-së po diskutojnë tani pushtimin rus, ku pritet të miratojnë një vendim për të furnizuar Ukrainën me një milion fishekë brenda 12 muajve të ardhshëm për të rimbushur stoqet e saj në pakësim.