Lufta/ Moska: Rrëzuam tre dronë ukrainas mbi Belgorod, vriten tre civilë! SHBA: Nuk i mbështesim sulmet e Ukrainës brenda Rusisë

Moska pretendon se tre dronë ukrainas kanë goditur një ndërtesë në Belgorod, ku sipas autoriteteve ruse tre civilë kanë mbetur të vrarë.

Kremlini ka dhënë urdhër për të mbyllur të gjitha aeroportet e Moskës. Kryetari i Bashkisë së Moskës, Sergei Sobyanin shpjegoi se në cilat vende kanë rënë tre dronet ukrainase.

Shtetet e Bashkuara as nuk inkurajojnë dhe as nuk lejojnë sulme brenda Rusisë, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, pasi autoritetet ruse thanë se ata rrëzuan dronët që tentuan të sulmonin Moskën në orët e para të së mërkurës.

Ndërkohë ka pasur një reagim edhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës të cilat thonë se nuk inkurajojnë dhe as nuk lejojnë sulme brenda Rusisë.

“I takon Ukrainës të vendosë se si të mbrohet kundër pushtimit rus që filloi në shkurt të vitit të kaluar, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Ai shtoi se Rusia mund t’i japë fund luftës në çdo kohë duke u tërhequr nga Ukraina.  Kievi gjatë muajve të fundit ka nisur dhjetëra avionë pa pilot për të sulmuar Moskën.

Lajm në përditësim….