“Lufta” me zjarret nuk mbaron në Greqi, evakuohen edhe 8 fshatra, digjen mbi 50,000 hektarë tokë bujqësore

Evakuohet zona e Nea Aghialos në Greqi si pasojë e shpërthimit të zjarreve.

Gjithashtu bëhet me dije se edhe 8 fshatra të tjerë pranë Volos janë evakuuar.

Autoritetet njoftojnë se mbi 50, 000 hektarë tokë bujqësore janë djegur.

Në betejën për shuarjen e zjarrit në Volos dhe rrethinat që po përjetojnë momente makthi, janë angazhuar 5 avionë zjarrfikës, 85 mjete zjarrfikëse, 8 njësi këmbësore,

dhjetëra transportues uji të Bashkisë së Volos, por gjithashtu po marrin pjesë qindra vullnetarë.