Lufta/ Lavrov: Përgjigjemi me armë bërthamore nëse kërcënohet Rusia! Sulm me bomba në Dontesk, 6 të vrarë! Moska: Kapëm raketë të lëshuar nga Kievi në Krime

Lufta/ Lavrov: Përgjigjemi me armë bërthamore nëse kërcënohet Rusia! Sulm me bomba në Dontesk, 6 të vrarë! Moska: Kapëm raketë të lëshuar nga Kievi në Krime

 

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka dhënë një deklaratë sa i takon sigurisë territoriale të Rusisë. Sipas tij, armët bërthamore janë përgjigja e vetme përballë çdo kërcënimi që cenon sigurinë e Kremlinit.

“Posedimi i armëve bërthamore në kontekstin e parandalimit është aktualisht përgjigja e vetme e mundshme e Rusisë ndaj disa kërcënimeve të jashtme të rëndësishme për sigurinë e saj,” tha Lavrov.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë bombarduar territorin e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR) më shumë se 40 herë në 24 orët e fundit, duke shkaktuar një bilanc prej gjashtë civilësh të vrarë dhe 11 të plagosur, sipas autoriteteve pro-ruse të cituara nga agjencia e lajmeve Tass.

Moska thotë se gjatë natës Kievi u përpoq të sulmonte territorin e Krimesë me një raketë S-200 tokë-ajër, të rikthyer në një armë sulmi, të kapur në fluturim nga mbrojtja ajrore ruse.

Në përditësim…