Lufta/ Holanda dhe Danimarka japin dritën jeshile për furnizimin e Ukrainës me 42 avionë F16! Kardinali Zuppi: Evropa po bën shumë pak për paqen
UKRAINË- Holanda dhe Danimarka kanë dhënë konfirmimin e tyre për dorëzimin 42 avionëve F-16, për Ukrainën.
Ndonëse Holanda dhe Danimarka dhanë dritën jeshile, dy reporterë në luftë, Andrea Marinelli dhe Guido Olimpio thanë se me anë të kësaj u arrit vetëm një hap i suksesshëm, pasi puna ende vijon.
“Përveç dërgimit të avionëve, ne duhet të trajnojmë pilotët, të përgatisim ekipet për mirëmbajtje, të krijojmë një zinxhir mbështetës, me pjesë rezervë dhe qendra ku mund të “ndihmojmë” avionin në siguri”. Rezultati?
“Disa parashikime supozojnë një afat kohor prej të paktën gjashtë muajsh , një periudhë gjatë së cilës çdo gjë mund të ndodhë.”- thanë ata.
Kardinali Matteo Zuppi, me misionin e marrë nga Papa Françesku si ndërmjetës i Rusisë me Ukrainën u shpreh se Evropa po bën shumë pak për paqen në Ukrainë. Sipas tij, paqja arrihet përmes dialogut, e jo me armë.
“Është e shpejtë të thuash paqe. Por nëse nuk është e drejtë dhe e sigurt, të arrihet përmes dialogut dhe jo me armë. Mund të jetë “parakusht për konflikte të tjera”.- tha ai.
Në përditësim….