Lufta drejt fundit? Presidenti Trump planifikon ditën e bisedimeve me Putin

Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë mëngjes se planifikon të bisedojë me homologun e tij rus Vladimir Putin.

“Do të flas me presidentin Putin të martën. Shumë punë u krye gjatë fundjavës,” tha Trump, duke folur para gazetarëve në Air Force One.

“Ne duam të shohim nëse mund t’i japim fund kësaj lufte.” “Ndoshta ne…mundemi, ndoshta nuk mundemi, por mendoj se kemi një shans shumë të mirë”, theksoi presidenti amerikan.

Donald Trump u tha gjithashtu gazetarëve se ai nuk ka ndërmend të krijojë përjashtime nga tarifat e çelikut dhe aluminit që do të vendosen më 2 prill.