LeBron James shkruan me gërma të arta emrin në historinë e NBA amerikan. 39-vjeçari ishte fenomenal në humbjen që Los Angeles Lakers pësoi 133-130 ndaj Oklahomës, duke shënuar 38 pikë, aq sa i duheshin për tu shndërruar në pikëshënuesin më të mirë në historinë e kampionatit më të fortë të basketbollit. Me pikët e shënuara nga Oklahomës, James tejkaloi rekordin që mbahej nga Kareem Abdul-Jabbar prej afro 39 vitesh.
Ylli i Lakers numëron tashmë tre pikë më shumë se ikona e koshit amerikan, ekzaktësisht 38,390 pikë në kampionatin e rregullt të NBA. Jabbar gjatë karrierës kishte realizuar 38.387, duke e mbajtur rekordin prej thuajse 39 vitesh, ku ka realizuar 17.440 rebaund e 5.860 asistime. Në 19 sezonet e tij si profesionist, James ka shënuar mesatarisht 25 pikë për ndeshje, ndërsa premton se me këto ritme rekordi do thellohet në duelet e mbetura të NBA të këtij viti.