Kyriakos Mitsotakis mban tubimin e tij të fundit të fushatës në Athinë teksa kërkon një mandat të dytë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbajti tubimin e tij të fundit të fushatës në Athinë teksa kërkon një mandat të dytë në zgjedhjet parlamentare. Duke iu drejtuar mijëra mbështetësve me pamje nga Akropoli, Mitsotakis u kërkoi mbështetësve votën e tyre për të vazhduar duke ecur përpara vendin. Ashtu si homologu i tij në Shqipëri Edi Rama edhe Mitsotakis zgjodhi te njëjtën moto për këto zgjedhje.

 KIRIAKOS MITSOTAKIS KRYEMINISTR I GREQISË:  Kë doni për kryeministër të këtij vendi? Kështu do të përgjigjen qytetarët. A duam që Demokracia e Re të vazhdojë punën e saj? Po? ose jo? . Zgjedhja është nëse do të shkojmë përpara apo do të shkojmë prapa. Unë personalisht kam bërë një bilanc të këtyre katër viteve, kam parë sukseset dhe dobësitë tona, kam peshuar veten dhe përgjegjësitë e mia në pasqyrë. Mund të t’ju shikoj në sy dhe të të them me gjithë sinqeritet se unë po përpiqem. Meqë është detyra ime, i kam dhënë shpirtin përgjegjësisë që më dhatë për të qeverisur vendin dhe këtë do të vazhdoj të bëj. 

Mbështetësit e tij u shprëhne se Mitsotakis është i vetmi kryeministër që është përballur me kaq shumë kriza që asnjë kryeministër tjetër nuk i ka parë më herët. Disa prej tyre deklaruan votën pro tij.

 MBËSHTETES I PARTISË SË DEMOKRACISË TË RE, DIMITRIS TSIFILITATOS: Do t’ju them pse votoj për Kyriakos Mitsotakis. Për politikën e tij të jashtme, për forcimin e aleancave të vendit tonë, për politikën e emigracionit, për pengimin e hyrjes së 300 mijë emigrantëve të paligjshëm , për politikën e tij ekonomike, për uljen e papunësisë, për uljen e taksave. , për rritjen e pagave. Kjo është arsyeja pse. Gjatë gjithë këtij katërvjeçari atë që Mitsotakis premtoi në 2019 ai e zbatoi. Ai mendoj se ka bërë shumë mirë dhe duhet t’i japim një shans të dytë.

Qeveria e Mitsotakis ka shpenzuar mbi 50 miliardë euro në masa lehtësimi që nga viti 2020, ka rritur pensionet dhe ka rritur pagën minimale mujore me 20% në 780 euro për të zbutur krizën e kostos së jetesës. COVID-19 dhe inflacioni i lartë, i shkaktuar nga lufta në Ukrainë, çoi në rritjen e faturave të energjisë elekstrike si në të gjitha vendet që ndajnë euron duke goditur familjet të cilat vuajnë ende nga kriza e borxhit  në 2008 dhe që kulmin e arriti në 2015. Partia e tij Demokracia e Re kryeson mbi partinë e majtë Syriza në sondazhet e opinionit. Por zgjedhjet e së dielës sipas mediave mund të mos nxjerrin një fitues të drejtpërdrejtë. Një votim i dytë mund të zhvillohet në fillim të korrikut, nëse nuk krijohet një koalicion, të cilin Mitsotakis tha se do të preferonte ta shmangte.

Mitsotakis erdhi në pushtet në vitin 2019, duke zëvendësuar liderin e partisë së majtë Syriza Alexis Tsipras  të cilin do ta takojë sërish në kutitë e votimit të dielën. Gjatë mandatit të tij katërvjeçar, ai ka mbajtur gjithashtu edhe një qëndrim të ashpër ndaj mosmarrëveshjeve me Turqinë mbi refugjatët dhe kufijtë detarë dhe ka forcuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që ka mbështetur ushtarakisht Ukrainën. Ai i mbijetoi mocioneve të paraqitura nga opozita e majtë, duke përfshirë një skandal përgjimi, dhe u përball me zemërimin e publikut pas aksidentit në Tempes ku humbën jetën 57 persona.