Kyriakos Mitsotakis kërkon falje për aksidentin tragjik hekurudhor

Me një falje të madhe, si borxh ndaj viktimave dhe qytetarëve të Greqisë, kryeministri Kiriakos Mitsotakis ka reaguar për aksidentin tragjik të Tempes, ku humbën jetën 57 persona, dhjetëra të tjera u plagosën, ndërsa rezultojnë edhe disa të zhdukur.

Përmes një postimi në Facebok, Mistotakis shprehet se: “Ne nuk mundemi, nuk duam dhe nuk duhet të fshihemi pas gabimit njerëzor”. Ai thekson se “fakti që Sistemi i Kontrollit Dixhital do të jetë plotësisht funksional në muajt në vijim nuk është justifikim. E kundërta. Më bën edhe më keq dhimbjen që nuk arritëm ta përfundonim para se të ndodhte e keqja, sepse, në të vërtetë, në Greqinë e 2023, nuk është e mundur që dy trena të lëvizin në drejtime të kundërta në të njëjtën linjë dhe askush nuk e ka vënë re ”, thotë ai.

Në të njëjtën kohë, ai thekson se këto nuk janë të mjaftueshme dhe se do t’i kërkojë menjëherë Komisionit Evropian dhe vendeve mike ndihmën e tyre në aspektin e njohurive, në mënyrë që më në fund të marrin trena modernë.

Siç shkruankryeministri grek Mitsotakis, “ Drejtësia do të hetojë shpejt tragjedinë dhe do të caktojë përgjegjësinë. Ndërsa në ditët në vijim ministri përgjegjës do të njoftojë ndërhyrjet për përmirësimin e menjëhershëm të sigurisë së hekurudhave deri në përfundimin e Sistemit të Administrimit Elektronik. Tani e kemi për detyrë të qëndrojmë pranë familjeve të viktimave, duke pranuar me guxim gabimet e shtetit”.

Ai thekson se do t’u propozojë “të gjitha palëve që tani e tutje të angazhohen që në Parlamentin e ardhshëm të krijohet një Komision i Posaçëm që do të hetojë historinë e dhimbshme të hekurudhave greke përgjatë njëzet viteve të fundit.

Ndërkaq përgjegjësi i stacionit të Larisës ndodhet sot para gjykatës. Ai kërkoi falje për tragjedinë, ndërsa përballet me akuzën e rëndë të prishjes së sigurisë së transportit, vepër kjo që ndiqet penalisht dhe parashikon dënime nga dhjetë vjet deri në burgim të përjetshëm.

 

Check Also

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, lihet në burg Erjon Goxhara

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *