Kyriakos Mitsotakis dorëzon mandatin , Greqia kalon sërish në zgjedhje në 25 qershor

Fitoren historike të Partisë Demokracia e Re e tregon kjo hartë ku me të kuqe është vetëm një rajon në lindje të vendit, i fituar nga Syriza, ndërsa të tjerat nga partia e kryeministrit Kyriakos Micotaqis.

Demokracia e Re siguroi 146 mandate në parlament, pesë më pak se numri i nevojshëm për të formuar një qeveri. Kjo parti mori një epërsi prej 40.8%, duke mposhtur të majtën radikale Syriza, e cila mori 20.1%.

Ndërkaq për shkak të sistemit proporcional të thjeshtë të djathtët nuk mund të qeverisin dot të vetëm, në një kohë që 4 partitë e tjera që hyjnë në parlament  kundërshtojnë mundësinë e një koalicioni, Greqia do të shkojë në zgjedhje përsëri në fund të qershorit.

Vendimin e konfirmoi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis i cili ka kthyer mandatin e tij dhe ka njoftuar se zgjedhjet e reja  parlamentare do të mbahen më 25 qershor . Në një bisedë telefonike me liderët politikë, Mitsotakis u ka përsëritur atyre  se nuk konsideron se ka kusht për formimin e qeverisë.

KYRIAKOS MITSOTAKIS KRYEMINISTËR I GREQISË: Besoj se mesazhi i kutisë së votimit ishte shumë i qartë. Nuk besoj se ka terren për të formuar qeveri nga ky parlament dhe dua të theksoj se nëse sistemi zgjedhor që do të përdorim herën tjetër do të përdorej dje, Demokracia e Re do të kishte tashmë një shumicë të fortë parlamentare prej mbi 170 vendesh. Prandaj do ta kthej këtë mandat eksplorues këtë mbrëmje, që të mund të shkojmë në zgjedhje të reja.

Mandati presidencial do ti shkojë me radhë partisë së dytë dhe të tretë dhe meqënëse asnjë nga forcat politike që u futën në parlament nuk duan koalicion me partitë e tjera, atëhere kthehet tek presidentja, e cila sipas kushtetutës beton parlamentin e ri, të cilin e shpërndan pasi nuk mund të krijohet qeveria.

Por një qeveri opozite ka pak gjasa të krijohet pasi nuk i arrijnë dot 151 votat. Mediat greke shkruajnë se konservatorët nuk do ta kenë të vështirë të sigurojnë këtë shumicë parlamentare, ndërsa me interes të madh priten zhvillimet në partinë Syriza, si edhe tek socialistët e PASOK-ut, të cilët pretendojnë të bëhen forca e dytë politike në vend.

NDARJA E MANDATEVE

DEMOKRACIA E RE           146 DEPUTETË

SYRIZA                                   71 DEPUTETË

PASOK                                     41 DEPUTETË

KOMUNISTËT                        26 DEPUTETË

ZGJIDHJA                   16 DEPUTETË