Kush është kuzhinieri kanadez që furnizon të rinjtë me helmin vdekjeprurës ?!

 

Një kuzhinier kanadez ka furnizuar të rinjtë në Britani me një helm vdekjeprurës për t’u mundësuar që të vrasin veten. Zbulimi tronditës është bërë nga The Times. Kenneth Law ka dy vjet që ua dërgon substancën njerëzve nga një zyrë postare pranë Torontos. Deri në shtatë vdekje, përfshirë katër në Mbretërinë e Bashkuar, janë të lidhura me helmin, që ende nuk është emërtuar. Mësohet se ai e shiti helmin në një faqe interneti të maskuar për të mashtruar autoritetet për qëllimin e tij të vërtetë.

Substanca, e cila ka shkaktuar të paktën 70 vdekje në MB dhe Evropë, është e ligjshme për t’u shitur  dhe ka përdorime të tjera, ndërsa mjekët kanë ngritur shqetësime për disponueshmërinë e saj në mënyrë të përsëritur.

David Parfett, nga Maidenhead, babai i Tom, një 22-vjeçari që vrau veten pasi bleu helmin nga kompania e Law, tha: “Unë mendoj se ai është njeriu që i dha në mënyrë efektive një armë të mbushur djalit tim. Besoj se djali im do të ishte ende gjallë nëse nuk do të ishte ky njeri dhe kjo substancë.”. Një klient tjetër ishte Anthony Jones, 17 vjeç, një amerikan që e mori atë dhe më pas vrapoi te nëna e tij duke bërtitur: “Dua të jetoj”, por që vdiq pak më vonë.The Times zbuloi se mjekët dhe policia në Mbretërinë e Bashkuar kanë kontaktuar Law në lidhje me përdorimin e helmit të tij, por ai kishte vazhduar ta shiste atë.

Kur u përball me një gazetar në një qendër tregtare në periferi të Torontos, ku po dorëzonte një sërë pakosh, Law tha: “Unë nuk po ndihmoj asgjë, po shes një produkt”. Në Mbretërinë e Bashkuar Parfett, si dhe Michael Dunham, 38, Neha Raju, 23, dhe një studente 21-vjeçare që i bëhet e ditur identiteti, kanë vdekur të gjithë në 18 muajt e fundit pasi blenë nga kompania e Law.

I pyetur se sa nga Britania e Madhe e kishte kërkuar helmin, ai tha: “Qindra. Dhe të gjithë e kanë marrë. Ne kemi pasur shumë, shumë klientë në Mbretërinë e Bashkuar që e kanë blerë atë.”