Kush është Jack Teixeira që u arrestua për rrjedhjen e dokumenteve të Pentagonit ?!

 

Jack Teixeira, u arrestua për rrjedhjen e dokumenteve ushtarake shumë sekrete në lidhje me luftën në Ukrainë dhe çështje të tjera madhore të sigurisë kombëtare amerikane.

Rrjedhja   e informacioneve ka filluar në faqen e mediave sociale Discord, aty ku edhe 21-vjecari postoi për vite me radhë. I riu amerikan ishte pjesë e një grupi social anëtarët e së cilës vinin nga nga Rusia dhe Ukraina dhe një numër vendesh të tjera  nga Evropa, Azia dhe Amerika e Jugut.

Në fillim informacionet ishin pjesë vetëm e grupi social të quajtur  ‘Thug Shaker Central ’ por të dhënat më pas u gjeneruan në aplikacionin e bisedës Telegram, veçanërisht në kanalet pro-ruse.

Grupi përbëhej kryesisht nga adoleshentë të interesuar për armët, pajisjet ushtarake .Megjithatë, miqtë thonë se ai nuk ishte i interesuar të ndihmonte asnjë agjenci të huaj por thjesht  po përpiqej t’u bënte përshtypje miqve të grupit.

Teixeira ishte një pilot i klasit të parë në bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Otis në Massachusetts. Ai iu bashkua Gardës Kombëtare Ajrore në vitin 2019 dhe punoi si  specialist IT. Departamenti i Drejtësisë nuk tha se çfarë akuzash do të përballet Teixeira, megjithëse ato ka të ngjarë të përfshijnë akuza penale për mbajtjen dhe transmetimin e qëllimshëm të informacioneve të mbrojtjes kombëtare.