Pas shumë sezonesh në hije, skuadrat italiane janë kthyer dominuese në arenën Europiane. Katër nga katër skuadrat në garë në dy kompeticionet, Europa dhe Conference League siguruan kalimin në raundin çerekfinal të turneve të UEFA-s, duke rikthyer në vëmendje vitet 90 në Kupën UEFA, kun ë një dekadë skuadrat italiane fituan 7 edicione dhe 5 vende të dyta.
Dy kampionë Bote udhëhoqën drejt suksesit Juventusin dhe Romën në Europa League, me Di Maria dhe Paulo Dybala që shënuan në portën kundërshtare për t’i dhuruar ekipeve të tyre një biletë për në raundin e radhës. Me fitoren ndaj Salzburg, Mourinho ngrihet akoma dhe më shumë në Perandorinë e futbollit botëror, me portugezin që mbetet një “strateg” kur bëhet fjalë për kompeticionet e UEFA-s.
Siç edhe një vit më parë, trofeu i Ligës së Konferencës mund të fitohet nga një tjetër klub i Seria A. Lazio dhe Fiorentina shihen si favorit për t’i shkuar deri në fund kompeticionit. Edhe pa shumë titullarë në fushën e lojës, ekipet e mesit të tabelës në Itali kaluan pa shumë probleme kundërshtarë si Cluj dhe Braga. Me pak fjalë, futbolli italian është rikthyer dhe po lufton për trofe në arenën Europiane. Çerekfinalet do të jenë tepër vendimtare për forcën e tyre. Ndërkaq, italianët shkëlqyen edhe në Ligën e Kampionëve, me Napolin, Milan e Inter që kanë fituar duelet e para të raundit të 1/8-ave.