Ku shkoi taksa e tërmetit? Qytetarët në Turqi: Paguam që të jetonim të sigurt
Që nga viti 1999, qytetarët në Turqi kanë paguar 4 mld euro taksë për parandalimin e fatkeqësive. Tragjedia e tërmetit të fundit ka ngjallur zemërim në vend, të cilët ngrenë akuza për korrupsion në qeveri.
Drama që po përjetojnë njerëzit e prekur nga tërmeti në Turqi, ka shkaktuar zemërimin e disa prej tyre.
Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në Gaziantep, qytet i shkatërruar në masë, u përballën me njerëz të revoltuar që akuzonin qeverinë për korrupsion dhe paaftësi për të mbrojtur popullatën.
Pas tërmetit të vitit 1999 që vrau 17 mijë njerëz në Izmir, u miratua një taksë e re, në formën e një fondi që do të shpenzohej parandalimin e fatkeqësive.
Taksa që paguhej nga qytetarët arriti në 4 mld euro, por shembja e më shumë se 5000 ndërtesave që ranë si shtëpi kartoni, kanë shkaktuar këtë valë zemërimi.
“Ata nuk e dinë se çfarë kanë kaluar njerëzit këtu. Ku kanë shkuar të gjitha taksat tona, të mbledhura që nga viti 1999 ”, tha Celal Deniz për agjencinë franceze të lajmeve. 61-vjeçari shtoi se vëllai dhe nipërit e tij janë nën rrënoja.
Banorët e goditur nga tërmeti presin nga qeveria të dërgojë më shumë ndihma, ndërsa presidenti Rexhep Tajip Erdogan pritet të udhëtojë në Pazarçik, qytet pranë Gaziantepit.