Kremlini mirëpret bisedën Xi Jinping-Zelensky

 

Kremlini  mirëpret gjithçka që mund të sjellë më afër fundin e konfliktit në Ukrainë. Ky është reagimi i Moskës në pyetjen lidhur me bisedën telefonike që zhvilloi një ditë më parë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe ai kinez, Xi Jinping.

Por, Kremlini tha se ende ka nevojë të arrijë qëllimet e tij në atë që e quan “operacion të posaçëm ushtarak” në Ukrainë. Lideri kinez dhe ai ukrainas zhvilluan bisedën e parë që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtin e kaluar. Kjo telefonatë përmbushin qëllimin e kamotshëm të Kievit që të zhvillojë bisedime me Pekinin.

“Ne jemi të gatshëm të pranojnë gjithçka që mund të ndihmojë në dhënien fund të konfliktit në Ukrainë dhe Rusia të arrijë të gjitha qëllimet e veta”, tha Peskov. “Sa i përket faktit që ata komunikuan, kjo është një çështje sovrane e këtyre shteteve dhe është çështje e dialogut të tyre dypalësh”.

I pyetur nëse Rusia dhe Kina kanë biseduar për rivendosjen e kufijve të Ukrainës të vitit 1991 gjatë vizitës së zhvilluar së fundi në Moskë të liderit kinez, Peskov tha:

“Nuk ka pasur diskutime për këtë çështje”. Kina, aleate e Rusisë, nuk e ka dënuar pushtimin e Ukrainës. Por, Pekini ka bërë thirrje që konflikti të zgjidhet përmes rrugëve diplomatike.