Komandanti më i lartë ushtarak i Iranit ndërron jetë nga plagët e marra në sulmin izraelit

Kreu i qendrës komanduese të Gardës Revolucionare të Iranit, Ali Sadmani, ka ndërruar jetë nga plagët e pësuara gjatë sulmeve ushtarake të Izraelit në Teheran, raportuan mediat shtetërore iraniane.

Qendra e komandës së Gardës u zotua për “hakmarrje të ashpër” për vrasjen e tij. 

Ushtria izraelite njoftoi më 17 qershor se kishte vrarë Sadmanin, të cilin e identifikoi si shefin e shtabit të përgjithshëm të Iranit gjatë kohës së luftës dhe komandant të lartë ushtarak.