Kolapsi i Silicon Valley Bank mund të jetë fillimi i krizës globale financiare
Kolapsi i Silicon Valley Bank mund të jetë vetëm fillimi i “një “krize të ngadaltë” në sistemin financiar të SHBA-së, sipas The Guardian. Dështimet gjatë javës së kaluar jo vetëm të bankës me bazë në Kaliforni, por edhe të huadhënësve të tjerë amerikanë Signature dhe Silvergate kanë shkaktuar shqetësime në tregjet globale.
Shqetësime të tilla u nxitën më tej të kur aksionet e Credit Suisse ranë në nivele rekord pasi investitori më i madh i huadhënësit zviceran përjashtoi mundësinë e sigurimit të më shumë fondeve. Por përgjigja e qeverisë amerikane ishte e menjëhershme për të garantuar kthimin e kursimeve të tyre te klientët e subjektit, duke përdorur një fond të paguar nga vetë bankat. Por, disa besojnë se ai që kemi përballë tani është një skenar i pasigurt.
Lufta më e madhe që shkollat e ndryshme të mendimit në politikën ekonomike kanë mbajtur në shekuj është shkalla e ndërhyrjes që shteti duhet të ketë në ekonomi dhe në sektorin privat. Në Shtetet e Bashkuara, të gjithë e pranojnë plotësisht nevojën për një treg të lirë dhe konkurrues, por liberalët dhe konservatorët nuk pajtohen rreth rolit të administratës publike në të.
Prej vitesh, tendenca e përgjithshme ka qenë vendosja e normave të ulëta të interesit për të stimuluar kredinë. Kjo do të thotë që mijëra investitorë kanë përfituar nga ulja e normës për të sakrifikuar një pjesë të likuiditetit të tyre në operacionet e bursës, që do të krijonte përfitim për fondet e tyre.