Kina paralajmëron kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të mos takohet me presidenten e Tajvanit

 

Kina sërish ka paralajmëruar kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Kevin McCarthy, të mos përsërisë gabimet katastrofike të së kaluarës dhe të takohet me Presidentin e Tajvanit Tsai Ing-wen.

Sipas asaj që raporton Reuters Pekini me këtë deklaratë synon të tregojë se ky takim nuk do të ndihmonte paqen dhe stabilitetin rajonal, por vetëm do të bashkonte popullin kinez pas një armiku të përbashkët.

Republikani McCarthy, lideri i tretë më i lartë i SHBA-së, do të presë një takim në Kaliforni të mërkurën me Tsai, e cila nisi udhëtimin e saj në SHBA gjatë javës që lam pas. Pavarësisht se në çfarë cilësie takohet McCarthy Tsai, gjesti do të dëmtonte shumë ndjenjat e popullit kinez, do të dërgonte një sinjal serioz të gabuar për forcat separatiste të Tajvanit dhe do të ndikonte në themelin politik të lidhjeve kino-amerikane, thuhet në një deklaratën e ministrisë së jashtme kineze.

Një vizitë në Tajvan vitin e kaluar nga ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqsuesve Nancy Pelosi u pa si një provokim i madh nga Kina, e cila reagoi me stërvitje ushtarake rreth ishullit. Tensionet janë rritur pas një mosmarrëveshjeje mbi balonat e supozuara të spiunazhit dhe përpjekjet në rritje të SHBA-së për të ndërprerë aksesin e Kinës në teknologjinë e përparuar .

 

Check Also

Celibashi: Kohë e pamjaftueshme për votën e emigrantëve/ PD, kundër votimit elektronik

KQZ ka njoftuar partitë politike se koha që ka në dispozicion për të dërguar fletën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *