Kina kërcënon SHBA-në me konflikt dhe konfrontim ?!

MINISTRI I JASHTËM KINEZ, QIN GANG: Nëse Shtetet e Bashkuara nuk ndalen, por vazhdojnë të zgjedhin rrugën e gabuar, asnjë masë mbrojtëse nuk mund të parandalojë daljen nga shinat, të cilat do të shndërrohen në konflikt dhe konfrontim dhe kush do të mbajë përgjegjësi në fund për pasojat katastrofike?”

Kjo është deklararta e bvërë nga Ministri i Jashtëm i Kinës i cili drejtpërdrejtë ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për rritjen e tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit, duke paralajmëruar se asgjë nuk do të ndali një konflikt të mundshëm midis dy superfuqive.

“Perceptimi dhe pikëpamjet e Shteteve të Bashkuara për Kinën janë shtrembëruar seriozisht,” tha Qin, duke shtuar se Uashingtoni “e konsideron Kinën si rivalin e saj kryesor dhe sfidën më të rëndësishme gjeopolitike”.

SHBA sipas tij gjithmonë flasin për një rend botëror të bazuar në rregulla, por më pas nuk i ndjek ato rregulladuke përdorur shembullin e dy atletëve që konkurrojnë në një garë ku “njëra palë, në vend që të fokusohet në dhënien e më të mirës, ​​gjithmonë përpiqet të pengojë” vrapuesin tjetër.

Komentet e ministrit të jashtëm erdhën pasi presidenti i Kinës Xi Jinping dënoi atë që ai e përshkroi si “shtypjen e Kinës” të udhëhequr nga SHBA në një fjalim para delegatëve që ndoqën seancën vjetore parlamentare të Kinës .

“Vendet perëndimore të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë zbatuar kontrollin, rrethimin dhe shtypjen e gjithanshme të Kinës, gjë që ka sjellë sfida të rënda të paprecedentë për zhvillimin e vendit Kinës,” deklaroi  Xi Jinping

Marrëdhëniet u përkeqësuan edhe më shumë muajin e kaluar kur SHBA-ja rrëzoi një balonë të dyshuar kineze, për të cilën thuhej se po përdorej për mbikëqyrje  një pretendim i mohuar ashpër nga Pekini. Incidenti me balonë bëri që Sekretari i Shtetit të SHBA Antony Blinken të shtyjë një udhëtim diplomatik në Pekin të fokusuar në një sërë çështjesh të nxehta.

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë paralajmëruar gjithashtu vazhdimisht se Kina mund të pushtojë Tajvanin në vitet e ardhshme , duke vënë në dukje lëvizjet gjithnjë e më këmbëngulëse ushtarake të Pekinit rreth ishullit të vetëqeverisur, të cilin ai e sheh si territorin e vet dhe ka premtuar ta vendosë nën kontrollin e tij.

Ndër të tjera ministry i jashtëm kinez  është shprehur se Pekini kundërshton me vendosmëri çdo formë të hegjemonizmit dhe politikës së pushtetit,  mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe veprimet për të frenuar zhvillimin .

Check Also

I akuzuar për trafik droge/ Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi se Paul Deda, Leonidha Sejdiaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *