Khamenei thyen heshtjen pas armëpushimit: Ne i dhamë një shuplakë SHBA-së!

Televizioni iranian transmetoi deklaratën e parë video të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei që nga armëpushimi me Izraelin.

“Ju përgëzoj për fitoren mbi regjimin e pabesë sionist.”, shkruan Ajatollah Ali Khamenei në një postim në rrjetet “X”, duke njoftuar një mesazh video të afërt në një postim tjetër.

 

“Urimi i dytë është për fitoren e Iranit tonë të dashur mbi regjimin amerikan. Regjimi amerikan shkoi në luftë të hapur sepse ndjeu se nëse nuk e bënte këtë, regjimi sionist do të shkatërrohej plotësisht. Megjithatë, nuk fitoi asgjë nga kjo luftë. Edhe këtu, Republika Islamike doli fitimtare dhe, në këmbim, i dha një shuplakë të fortë Amerikës“, tha Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike, Ali Khamenei, në një deklaratë me shkrim të botuar nga agjencia IRNA dhe në X.