Khamenei i Iranit del nga bunkieri, merr pjesë në një aktivitet publik pas javësh lufte me Izraelin

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, mori pjesë në një aktivitet fetar të shtunën, sipas një videoje të transmetuar nga televizioni shtetëror, pas raportimeve se ai ndodhej në një “vend të sigurt” që nga fillimi i një lufte ajrore 12-ditore me Izraelin, në të cilën u vranë komandantë të lartë iranianë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Videoja e transmetuar nga media shtetërore tregonte dhjetëra persona që merrnin pjesë në një ceremoni për të shënuar Ashuren, ditën më të shenjtë të kalendarit shiit mysliman, duke kënduar ndërsa Khamenei hynte në një sallë ku mbahen shumë funksione qeveritare.

Për arsye të dukshme sigurie, Khamenei kishte lëshuar mesazhe të pararegjistruara gjatë luftës që filloi më 13 qershor dhe kishte shmangur paraqitjet publike.

Më 26 qershor, në një fjalim të pararegjistruar të transmetuar në televizionin shtetëror, Khamenei premtoi se Irani nuk do të dorëzohej, pavarësisht thirrjeve të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.