Katër turistë humbin jetën, anija turistike përmbyset në liqenin Maggiore
Katër persona kanë humbur jetën pasi një anije turistike u përmbys në liqenin Maggiore në veri të Italisë për shkak të një stuhie të papritur.
Në anijen e marrë me qira nga një grup miqsh për një ditëlindje ndodheshin 25 persona në bord, përfshirë italianë dhe të huaj.
Katërmbëdhjetë persona kanë mundur të shpëtojnë duke notuar deri në breg ndërsa 7 persona të tjerë u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Kanë qënë disa persona të tjerë brenda një varke tjetër që kanë parë ngjarjen, duke lajmëruar menjëherë autoritetet. Zona ishte goditur nga moti i keq një ditë më parë dhe ende nuk dihet pse anija në të cilën po zhvillohej festa nuk u kthye në port pavarsisht paralajmërimeve.