Kapet drogë në Portin e Pireut, 46 kg kokainë ishin fshehur brenda kontejnerit me banane që vinte nga Ekuadori
- 28 May, 2024
Një tjetër sasi kokaine është kapur nga autoritetet greke në portin e Pireut. 46 kilogramë kokainë u gjetën të fshehura me kujdes brenda një kontejneri me banane që ishte nisur nga Ekuadori. Lënda narkotike e cila arrinte vlerën e 2 milionë eurove pas kontrollit të imtësishëm nga efektivët, pas kalimit të kontejnerit në skaner, shkruajnë mediat greke.
Kontrolli është kryer me asistencën e Prokurorisë për Drogën e Prokurorisë së Krimeve Ekonomike (PSPK) të Atikës, ndërsa për rastin është njoftuar menjëherë prokurori kompetent dhe Organi Koordinues i Prokurorisë së Drogës (SODN). Vijojnë hetimet për zbardhjen e një rrjeti ndërkombëtar të importit dhe trafikut të drogës dhe po hetohet për një lidhje të mundshme me raste të tjera.
Pesë ditë më parë rreth 320 kg kokainë u sekuestruan në Portin e Pireut. Sasia e madhe e drogës u zbulua në dy konteinerë me karkaleca që vinte nga Amerika Latine dhe kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë, prej nga do të bëhej shpërndarja drejt vendeve të Europës.
Për këtë rast u vunë në pranga gjithsej katër persona, dy grekë dhe dy shqiptarë. Një prej shqiptarëve të arrestuar bëhet me dije se është një person i shpallur në kërkim prej vitit 2017. Shqiptari ka qenë më parë i përfshirë në një rast të kapjes së drogës “Capatagon” e njohur edhe si “Droga e Xhihadistëve”.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ