Porti i Sudanit është shpresa e fundit për mijëra njerëz që po mundohen t’i shpëtojnë luftimeve të përgjakshme në Sudan. Mes krizës së rëndë humanitare , anijet ne port janë tejmbushur nga njerëz që kërkojnë të largohen një orë e më parë.
BANOR: Kam punuar në Sudan 13 vitet e fundit dhe për shkak të situatës nga luftimet u detyrova të lija gjithçka, shtëpinë , makinën ,pra të gjitha kursimet e jetës.
Në Khartum, sulmet ajrore kanë vijuar pavarsisht armëpushimit duke thelluar më tej krizën humanitare .
BANORE: Flemë në dysheme, nuk ka ujë , energji elektrike por as ushqim, të gjitha dyqanet janë të mbyllura, dhe ato që janë të hapura shesin produkte me çmime të shtrenjta.
Forcat rivale ushtarake kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes e cila u arrit pas përpjekjeve intensive diplomatike të disa vendeve të huaja. Aktualisht , të paktën 528 njerëz janë vrarë dhe 4,600 janë plagosur nga lufta e gjatë për pushtet midis ushtrisë sudaneze dhe Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë.