Kanadaja lufton për shuarjen e zjarreve

Këto pamje apokaliptike të xhiruara nga disa dëshmitarë në provincën kanadeze Novia Scotia tregojnë zjarret e fuqishme të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Mbi 18 mijë njerëz janë evakuuar ndërsa autoritetet kanë shpallur një gjendje të jashtëzakonshme.Energjia elektrike dhe telekomunikacioni janë shkëputur plotësisht, ndërsa qindra shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë djegur.

Urdhrat për evakuim janë lëshuar gjithashtu në British Columbia pasi zjarret kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në perëndim të vendit. Kryeministri Justin Trudeau ka deklaruar se qeveria e tij është në gatishmëri për të ofruar ndihmë kryesisht në provincën Nova Scotia në të cilën situata është serioze.

Zjarret kanë dalë jashtë kontrollit dhe sipas autoriteteve janë djegur 788 hektarë tokë në veriperëndim të Halifax. Nga zjarret nuk raportohet për të lënduar apo të vdekur. Provinca Neë Brunsëick gjithashtu po përballet me zjarre të fuqishme, ku rreth 400 banorë janë evakuuar ndërsa zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët.

Meterologët shprehen se dimri i ngrohtë dhe temperaturat e larta ka shtuar rrezikun e zjarreve në shumë province të Kanadasë.  Më shumë se dy milionë hektarë tokë në të gjithë vendin janë djegur që nga marsi kur zjarret nisën e deri më tani, sipas të dhënave nga Natural Resources Canada.