Kanadaja akuzon Kinën për ndërhyrje në zgjedhjet e 2019

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka deklaruar se një hetues i pavarur special do të hetojë ndërhyrjen e dyshuar kineze në zgjedhjet e tyre të fundit, të cilat u mbajtën në vitin 2019.

Hetuesi i emëruar do të shqyrtojë raportet e klasifikuara të zgjedhjeve federale kanadeze dhe do të bëjë rekomandime për zgjedhjet e ardhshme. Udhëheqësit e partive politike rivale kanë bërë thirrje për një hetim publik. Kina ka mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhje, duke i quajtur pretendimet “thjesht të pabaza”.

Sipas raportimeve, të paktën 11 kandidatë u mbështetën nga Kina në zgjedhjet federale të vitit 2019. Duke cituar zyrtarë anonim të inteligjencës, Global News raportoi se Pekini kishte dhënë fonde për këta kandidatë dhe se shumë prej tyre kishin pasur këshilltarë kinezë në fushatë.

Operacioni, i cili thuhet se u drejtua nga konsullata e Kinës në Toronto, pati për qëllim që të ndikojë në politikën kanadeze.

 

Check Also

I akuzuar për trafik droge/ Dënohet me 8 vite burg ish-shoqëruesi i Saimir Tahirit

Prokuroria e Posaçme ka bërë me dije përmes një njoftimi se Paul Deda, Leonidha Sejdiaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *