Kamioni përplaset me autobusin me studentë, 3 të vdekur dhe 18 të plagosur në SHBA

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ohio, SHBA, ku një kamion është përplasur me një autobus me studentë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 3 persona dhe 18 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 

Pak pas orës 9 të mëngjesit, një kamion u përplas me një autobus që po lëvizte me studentë.

Përplasja ka shkaktuar zjarr, sipas pamjeve, për pasojë dy mjetet janë përfshirë nga flakët.