Kamala Harris pranon nominimin për presidente në natën e fundit të konventës së partisë në Çikago

Kamala Harris ka pranuar nominimin demokrat për president në natën e fundit të konventës së partisë në Çikago. Harris u zotua të udhëheqë ” të gjithë amerikanët” dhe të krijojë një “ekonomi mundësish në një fjalim titullar shumë personal.

Tema të tjera kyçe përfshinin mbrojtjen e të drejtës për abort, unitetin dhe aspiratën e klasës punëtore. Harris bëri thirrje gjithashtu për një armëpushim në Gaza , por nuk iu drejtua drejtpërdrejt protestave që po zhvillohen jashtë konventës për mbështetjen e SHBA-së për Izraelin.

Harris promovoi rrënjët e saj të klasës së mesme

Ajo filloi duke folur për rritjen e saj në San Francisko si vajza e një emigranteje nga India, duke thënë se klasa e mesme është vendi prej nga vij unë.

Një vizion për të ardhmen – me pak detaje

Fjalimi i saj përfshinte thirrje për unitet dhe një rrugë përtej “hidhërimit, cinizmit dhe betejave përçarëse” të politikës moderne amerikane. Kur ajo iu drejtua detajeve të politikës, ajo foli në përgjithësi, duke thënë se do të fokusohej në uljen e kostove të “nevojave të përditshme” si kujdesi shëndetësor, strehimi dhe sendet ushqimore dhe “ndërtimi” i klasës së mesme.

Ajo theksoi në mënyrë specifike të drejtat e abortit – dhe e cilësoi atë si një mjet për ruajtjen e lirisë, e cila ka qenë një temë e përsëritur në këtë konventë demokratike.

KAMALA HARRIS KANDIDATE PER PRESIDENTE E SHBA

“Nëna ime ishte 19 vjeçe kur përshkoi botën e vetme, duke udhëtuar nga India në Kaliforni me një ëndërr të palëkundur, për të qenë shkencëtarja që do të kuronte kancerin e gjirit. Ne e dimë se një klasë e mesme e fortë ka qenë gjithmonë jetike për suksesin e Amerikës. Dhe ndërtimi i kësaj klase të mesme do të jetë një qëllim përcaktues i presidencës sime. Kjo është diçka personale për mua, pasi unë vij nga klasa e mesme”.

Një mesazh i pandryshuar i luftës në Gaza

Ndërsa protestuesit pro-palestinezë marshuan jashtë konventës, Harris i kushtoi vëmendje të veçantë luftës së Gazës në pjesën e politikës së jashtme të fjalimit të saj. Ajo i bëri jehonë retorikës së presidentit aktual, Joe Biden, duke thënë se ata po punojnë gjatë gjithë kohës për të arritur një marrëveshje pengjesh dhe armëpushim.

Trump është një “njeri joserioz”, por një kërcënim serioz

Ajo e përshkroi kundërshtarin e saj, Donald Trump, si në shumë mënyra një “njeri joserioz”, por paralajmëroi se pasojat e rikthimit të tij në detyrë do të ishin “jashtëzakonisht serioze”. Vetë Trump postoi në rrjetet sociale gjatë gjithë komenteve të saj, duke kritikuar performancën e saj.

KAMALA HARRIS KANDIDATE PER PRESIDENTE E SHBA: “Ne do të drejtojmë botën drejt së ardhmes, në hapësirë dhe inteligjencën artificiale. Amerika dhe jo Kina, do të fitojë garën në shekullin e 21-të dhe ne do ta forcojmë dhe nuk do të heqim dorë nga roli udhëheqës në arenën globale. Trump kërcënoi se do ta braktisë NATO-n. Ai inkurajoi Putinin të sulmonte aleatët tanë. Tha se Rusia, dhe po e citoj: mund të bëjë çfarë të dojë. Pesë ditë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën, unë u takova me Presidentin Zelensky për ta paralajmëruar për planin rus për të sulmuar. Ndihmova në mobilizimin e një reagimi global të mbi 50 vende për t’u mbrojtur kundër agresionit të Putinit. Dhe si presidente, do të qëndroj e fortë me Ukrainën dhe aleatët tanë të NATO-s”.

Përpara fjalimit të Kamala Harris, Koventa u përfshi nga një atmosferë festive mbushur me fjalime në mbështetje të saj. Shumë prej delegateve gra ishin veshur me të bardha – ngjyra që simbolizon të drejtën e votës së grave – një lëvizje që kulmoi me sigurimin e së drejtës për të votuar nga gratë amerikane, në vitin 1920. Kamala Harris  u bë gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që pranoi emërimin për presidente, nga një parti e madhe dhe nëse zgjidhet, do të jetë presidentja e parë grua e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.