Kalifornia nuk gjen qetësi nga moti i keq

 

Moti i keq ka goditur shtetin amerikan të Kalifornisë duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu. Si pasojë , autoritet amerikane kanë urdhëruar mijëra banorë të evakuuohen. Sic mund të shihen edhe nga këto pamje shtëpitë por edhe automjetet janë përmbytur pranë lumit Tule  në qytetin Corcoran.

Pranë maleve  Santa Cruz në veri të Kalifornisë , banorët u panë  duke  pastruar  për të liruar akset rrugore të cilat u bllokuan nga pemët e rëna.

Kjo situatë për ta është e pazakontë. Meterologët kanë partalajmëruar se pritet  erëra deri në 121 kilometra në orë  në jug të vendit. Prej kohësh ku shtet po vuan nga kushte ekstreme të motit. Gjatë muajit janar dhjetra banorë humbën jetën për shkak të motit të keq.