Kaliforni 8 të vdekur si pasojë e përmbysjes së dy varkave me emigrantë

 

Të paktën tetë persona kanë vdekur si pasojë e përmbysjes së dy varkave me emigrantë në ujërat e qytetit të San Diego-s, Kaliforni, sipas Departamentit lokal të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit .

Ekipet e shpëtimit u njoftuan për incidentin kur telefonoi një grua që fliste spanjisht. Ajo tha se kishte pasur një përplasje mes dy varkave dhe se personat në varkën e saj, me tetë persona, kishin mbërritur në tokë, por varka tjetër, e cila kishte nga tetë deri në dhjetë persona në bord, ishte fundosur.

Shërbimet e urgjencës përdorën koordinatat e celularit nga i cili ishte bërë telefonata për të përcaktuar se ishte zona e një plazhi  jashtë San Diegos. Pas mbërritjes, ata gjetën dy varkat e përmbysura.

Përpjekjet e shpëtimit, duke përfshirë rojet e shpëtimit, rojet bregdetare dhe zjarrfikësit, u ndërlikuan nga batica e lartë dhe mjegulla e dendur, tha në një konferencë shtypi shefi i shpëtimit të San Diegos, James Gartland.

Edhe pse helikopterët e Rojës Bregdetare u mobilizuan, avioni duhej të kthehej në bazë për shkak të mjegullës.

Check Also

Burri që drogonte të shoqen dhe lejoi abuzimin e saj nga 72 burra pranon akuzat në Francë

Dominique Pelicot, 71-vjeçari francez që akuzohet se drogonte gruan e tij për ta vënë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *