Julian Assange humbet sfidën e ekstradimit në SHBA
Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange ka humbur përpjekjen e tij të fundit për të luftuar ekstradimin nga Britania në Shtetet e Bashkuara, do të rinovojë apelin e tij javën e ardhshme.
Assange, 51 vjeç, kërkohet nga autoritetet amerikane për 18 akuza në lidhje me lëshimin nga WikiLeaks të një sasie të madhe të dhënash konfidenciale ushtarake amerikane dhe kabllograme diplomatike. Britania ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e tij dhe një gjykatës në Gjykatën e Lartë të Londrës vendosi këtë javë se Assange nuk kishte arsye ligjore për të kundërshtuar vendimin, sipas një urdhri gjykate të publikuar të premten.
“Ne mbetemi optimistë se do të triumfojmë dhe se Juliani nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara, ku ai përballet me akuza që mund të rezultojnë në kalimin e pjesës tjetër të jetës në një burg të sigurisë maksimale për publikimin e informacionit të vërtetë që zbuloi krimet e luftës të kryera nga Qeveria amerikane”, tha ajo në Twitter.
Në janar 2021, një gjykatës britanik vendosi që Assange, i lindur në Australi, të mos ekstradohej, duke thënë se shëndeti i tij mendor nënkuptonte se ai do të rrezikohej nga vetëvrasja nëse dënohej dhe mbahej në një burg të sigurisë maksimale.