Jordania në festë për martesën e Princit Hussein

Trashëgimtari i fronit të Jordanisë ,princi Hussein  u martua me të fejuarën Rajëa Alseif  në një dasmë madhështore në Aman. Alseif, me profesion arkitekte  është vajza e një biznesmeni shumë të pasur, i cili është shumë i afërt me familjen mbretërore saudite.

Për popullin jordanez, martesa përfaqëson vazhdimësinë e një mbretërie të vlerësuar për stabilitetin e saj.Për më tepër mediat e huaja shkruajnë se dasma mund të shërbejë edhe për fillimin i një afrimi midis Jordanisë së varfër dhe  vend fqinj Arabisë Saudite që është mjaf e pasur e që mund të përkthehet në investime dhe  zhvillim për vendin.

Çifti kurorëzuan lidhjen e tyre të dashurisë në Pallatin Zahran, atje  ku  edhe prindërit e princit, Mbretëresha Rania dhe Mbreti Abdullah II i Jordanisë u martuan në vitin 1993.Në dasmën e ciftit kishte të ftuar një sërë emrash të njohur përfshirë edhe anëtarët e familjes britanike  si Princi Ëilliam dhe bashkëshortja  e tij, Kate Middelton por edhe zonja e parë e SHBA-së Jill Biden.

Anëtarë të familjeve të tjera mbretërore nga e gjithë bota ishin të pranishëm ,biznesmenë të fuqishëm por edhe shumë liderë politikë.

Familjet dhe  të ftuarit ndoqën cermenoninë tradicionale të zhvilluar sipas riteve myslimane.Të pranishmit shpërthyen  në duartrokitje pas nënshkrimit të kontratës së martesës nga cifti.

Më vonë çifti i sapomartuar doli nga pallati me një Range Rover të bardhë i ndjekur nga automjete të tjera. Autoritet jordaneze e shpallën ditën e dasmës një festë publike, në mënyrë që  qytetarët të mund të mblidheshin për të parë ciftin e sapomartuar.

Dhjetëra mijëra  qytetarë morën pjesë në koncerte dhe ngjarje kulturore të cilat ishin organizuar falas. Për analistët politikë kjo nuk është thjesht një martesë por edhe prezantimi i mbretit të ardhshëm të Jordanisë.