Jamie Foxx në gjendje më të mirë shëndetësore

Miqtë e aktorit, bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, ndërsa me dashmirësi u ka kërkuar fansave të tij të luten për të. 

SHBA- Aktori komedian dhe këngëtari Jamie Foxx vazhdon të jetë në spital, pas urgjencës mjekësore që pësoi 3 javë më parë. Miqtë e aktorit, bëjnë me dije se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar, ndërsa me dashmirësi u ka kërkuar fansave të tij të luten për të.

Aktori 55-vjeçar ndodhet në një institucion mjekësor në Gjeorgji duke iu nënshtruar analizave.

Ai është mirë, falë Zotit ”, tha burimi. “Ai është ende në spital dhe mjekët po bëjnë analizat, por ai është zgjuar dhe vigjilent. Po e mbajnë nën vëzhgim”.

Jamie Foxx u dërgua me urgjencë në spital më 13 prill. Në një deklaratë, familja e aktorit të njohur në rrjetet sociale tha se 55-vjeçari ka pësuar një komplikacion mjekësor që ka bërë të nevojshme transferimin e tij në spital, shkruajnë mediat e huaja. Në ato ditë, ata sapo kishin filluar xhirimet e filmit të ri të Netflix “Back In Action” në Atlanta ku ai luajti bashkë me Cameron Diaz.