Izraeli urdhëron evakuimin e spitalit indonezian në Gaza

Mounir Al-Barsh, drejtor i përgjithshëm i ministrisë së shëndetësisë së Gazës, i tha medias Al Jazeera se ushtria izraelite kishte urdhëruar evakuimin e spitalit indonezian në qytetin e Gazës.

Spitali indonezian ishte i vetmi objekt në Gazën veriore që trajtonte ende pacientë. Por që nga e hëna (20 Nëntor) spitali ka qenë në vështrimin e forcave izraelite.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra i tha France Presse dje se Izraeli po “rrethonte” spitalin.

“Ne kemi frikë se e njëjta gjë që ndodhi në al-Shifa do të ndodhë atje”, tha ai