Izraeli paralajmëron: Fushata ushtarake në Gaza mund të zgjasë me muaj

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, paralajmëroi se fushata ushtarake në Gaza “mund të zgjasë një, dy ose tre muaj. Por në fund nuk do të ketë më Hamas”.

Gallant foli pas një konference operative në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të Operacioneve të Forcave Ajrore Izraelite.