Izraeli godet Gazën dhe Libanin
Natë tensionesh të larta ishte ajo mes të Enjtes dhe të Premtes në Lindjen e Mesme. Këto filmime tregojnë shpërthimet si pasojë e bombardimeve të pozicioneve të militantëve ekstremistë të Hamasit në Gaza.
Ushtria izraelite goditi edhe pozicionet e Hamasit në jug të Libanit.
Sulmet ajrore izraelite pasuan raketat e hedhura nga luftëtarët ekstremistë të Hamasit, ndaj qyteteve veriore dhe jugore të Izraelit, një pjesë përmes Libanit në veri dhe një pjesë tjetër përmes Rripit të Gazës në jug.Por shumica e tyre u shkatërruan në ajër nga sistemi izraelit i mbrojtjes anti-raketë “Iron Dome”.
Dy persona u vranë pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj një automjeti në Bregun Perëndimor të pushtuar ndërsa tensionet mes Izraelit dhe palestinezëve intensifikohen.
Sulmi kishte në shënjestër një makinë të premten pranë vendbanimit ilegal izraelit të Hamra, në qeverinë veriore të Jerikos në Bregun Perëndimor.
Nuk dihet ende numri i saktë i viktimave të sulmeve të ndërsjellta.Trazirat nisën pasi më herët gjatë të Premtes, Hamasi goditi vendbanimet në veri të Izraelit me raketa, duke dëmutar dhjetëra ndërtesa. Predha u hodhën edhe nga Gaza, të gjitha si hakmarrje pr ndërhyrjen e të Mërkurës së ushtrisë izraelite në xhaminë Al-Aksa, në mes të faljes. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu paralajmëroi reagim të ashpër ndaj raketave të hedhura nga Hamasi i mbështetur nga Irani.