Izraeli bombardon Spitalin Indonezian në Gaza
Forcat izraelite bombarduan gjeneratorët e energjisë të Spitalit Indonezian në veri të Rripit të Gazës sonte (23 Nëntor), tha Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar, transmeton Anadolu.
“Spitali iu nënshtrua bombardimeve të rënda që synuan gjeneratorët e energjisë dhe pjesë të mëdha ndërtesash. Jetët e 200 pacientëve dhe personelit mjekësor janë në rrezik në mes të sulmit”, tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qudra në një deklaratë të shkurtër.
Sulmi erdhi disa orë përpara se të fillojë një pauzë humanitare midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale (0500 GMT) të premten.
Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas sulmit të Hamasit, duke vrarë më shumë se 14.854 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve të enklavës.
Numri zyrtar i viktimave në Izrael është 1.200.