Italia miraton paketën e ndihmës mbi 2 miliardë euro për përmbytjet
Një javë pas përmbytjeve katastrofike në Itali, qeveria ka miratuar një paketë ndihme me vlerë mbi 2 miliardë euro për të ndihmuar familjet në rajonin verior të Emilia-Romagna.
Pjesë e paketës përfshihen ndihma për personat e prekur nga vërshimet, por edhe për shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe industrinë e turizmit. Sipas kryeministres italiane, në këtë paketë përfshihen për shpenzime lidhur me emergjencat dhe pezullimin e afateve në lidhje me pagesat e taksave dhe kontributeve deri më 31 gusht për familjet dhe kompanitë e prekura. Mes të tjerave gjendja e jashtëzakonshme do të vendoset edhe në komunat e tjera në Emilia-Romagna.
Në takimin me presidentin e rajonit të Emilia Romagna, kryeministrja italiane u shpreh se do të fillojë menjëherë puna për rindërtimin e banesave dhe infrastrukturën të shkatërruara nga përmbytjet. “Nuk ishte e lehtë të gjesh dy miliardë në pak ditë. Në situatën aktuale në të cilën ndodhet Italia, miratimi i kësaj pakete financiare ishte mjaft e vështirë”, u shpreh kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
https://twitter.com/i/status/1660998670588997633
Ndërkaq teksa përmbytjet janë ndalur në Itali, Spanja jugore po përballet me shira të fuqishëm. Andaluzia, Murcia dhe Valencia janë vendosur nën alarmin e kuq për shkak të përmbytjeve ndërsa shumë shkolla dhe institucione janë mbyllur.
Në qytetin e Kartagjenës, rrugët u bllokuan nga uji ndërsa shirat e fuqishëm përmbytën makinat dhe katet përdhese të banesave. Disa komuna në rajonin e Valencias rregjistruan rreshje rekord sesa gjashtë muaj më parë. Agjencia Shtetërore Meteorologjike (AEMET) ka parashikuar reshje intensive edhe përgjatë ditëve të tjera.
400,000 banorë janë prekur nga përmbytjet ndërsa janë anulua ngjarjet sportive, janë mbyllur parqet dhe muzetë e galeritë. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të kufizojnë daljet jashtë shtëpive gjatë këtyre ditëve. Reshjet në mbarë vendin midis tetorit 2022 dhe 21 majit 2023 ishin 28% më të ulëta se mesatarja.