Italia drejt gjendjes së jashtëzakonshme, 5 të vdekur nga moti ekstrem

Italia po shkon drejt gjendjes së jashtëzakonshme në 5 Rajone. Stuhia ka goditur Lombardinë dhe zjarret janë aktive në Siçili nga Palermo në Katania, deri në Taormina.

Deri më tani raportohen pesë të vdekur nga moti ekstrem. Zjarret që kanë pushtuar ishullin prej mbi 24 orësh, kanë detyryar gati 2 mijë persona të zhvendosen.

Vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme do të merret gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë. Alarmi i verdhë për mot të keq u dha në Abruzzo, Emilia Romagna, Lombardi, Marche dhe Molise. Sot qytetet me pika të kuqe për shkak të vapës janë ulur në dy: Bari dhe Catania.