“Ishim duke fjetur kur shtëpia nisi të dridhej”, dëshmitë tronditëse nga të mbijetuarit e tërmetit në Siri

Tërmeti shkatërrimtar që goditi të hënën provincën mes Turqisë dhe Sirisë nuk la vetëm mijëra nnjerëz të vrarë e të plagosur. Mijëra njerëz kanë mbetur tashmë në qiellë të hapur teksa tempëraturat arrijnë në minus dhe ardhmja e tyre duket edhe më e pasigurt. Në territorin e kontrolluar nga opozita në Siri, janë raportuar qindra të vdekur teksa po aq të tjerë raportohet janë ende në rrënoja. Njërëzit i janë drejtuar strehimoreve që janë ndërtuar përkohesisht nga qeveria. Ata rrefejnë tmerrin që përjetuan.

“ Ajo që ndodhi është se ne ishim duke fjetur dhe krejt papritur rreth orës 4 të mëngjesit, shtëpia filloi të dridhej, dridhjet ishin vërtet të forta. Shtëpia po lëkundej dhe ne nuk dinim çfarë të bënim. Derisa u bë një pauzë e shkurtër, pastaj zbritëm në katin e poshtëm, qëndruam në shi në rrugë. Nga frika, thjesht nuk mund të rrinim, ndërtesa po lëvizte shumë dhe e ndjenim se do të shembet.”

Ndërsa në Aleppo të kontrolluar nga qeveria, dhjetëra njerëz po strehoheshin në një manastir të krishterë.

“Që herët në mëngjes, në orën 04:15, hapëm dyert e Manastirit për të pritur njerëzit në qytetin e Alepos, të cilët u goditën nga tërmeti i fortë. Bazuar në parimet dhe idetë tona për të pritur më të varfërit, ne donim të siguroheshim që të gjithë ata që ishin të frikësuar ose humbën shtëpinë ose ishin në rrugë mund të gjenin strehë këtu. Shumë njerëz erdhën tek ne. Ishin më shumë se 750 deri në 800 njerëz, që është mbi kapacitetin tonë.”

Tërmeti i fuqishëm që goditi para agimit të së hënës shkaktoi dëme dhe vuajtje të reja në enklavën e fundit të Sirisë të mbajtur nga rebelët pas vitesh luftimesh dhe bombardimesh. Spitalet dhe klinikat janë përmbytur me të lënduar.

Enklava, me qendër në provincën Idlib, strehon miliona sirianë të zhvendosur që ishin larguar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës civile në vend. Shumë nga të zhvendosurit jetojnë në kushte të rënda në kampe të improvizuara.

Shumë të tjerë atje dhe në zonat fqinje të kontrolluara nga qeveria janë vendosur në ndërtesa të dobësuara nga bombardimet e kaluara, duke i lënë ata edhe më të prekshëm ndaj goditjeve nga tërmetet. Tërmeti shkaktoi dëme totale ose të pjesshme në ndërtesa në të paktën 58 fshatra, qytete në veriperëndim të Sirisë.