Partia e qendrës së djathtë GERB e udhëhequr nga ish-kryeministri Boyko Borisov, fitoi zgjedhjet e parakohshme në Bullgari, të pestat në dy vitet e fundit. E fajësuar për korrupsion të vazhdueshëm ndër vite, partia e Borisov mori 26.5 për qind të votave sipas rezultateve paraprake.
Por kjo parti do ta ketë shumë të vështirë për të krijuar një koalicion qeverisës në shtetin më të varfër të Bashkimit Europian. Kjo pasi forca politike që ishte në pushtet Ne Vazhdojmë Ndryshimin nën udhëheqjen e ish-kryeministrit Kiril Petkov , mori 24,9 për qind të votave dhe refuzoi idenë e një bashkëpunimi politik .
Duket se zgjedhjet parlamentare kanë lodhur tej mase qytetarët, të cilët flasin me zhgënjim të madh për situatën politike në vend.
Duhet të formohet një qeveri, sepse kemi dy vjet që shkojmë në zgjedhje. Fondet shtetërore po shpenzohen për financimin e këtyre zgjedhjeve kur këto fonde mund të ishin përdorur për qëllime krejtësisht të tjera.
Ngërci politik i shkaktuar nga përplasja mes liderëve të partive kryesore në vend ka bërë që një sërë cështjesh me rëndësi si kostoja e jetësës dhe korrupsioni të mbesin në vendnumëro.