Ish kreu i inteligjencës turke nis punën si ministër i jashtëm

Pas 13 viteve në krye të Inteligjencës turke Hakan Fidan një nga njerëzit me të besuar të presidentit Erdogan nisi zyrtarisht punën si ministër i jashtëm i vendit. Detyrën ia kaloi Mevlut Cavusoglu,  një nga ministrat më jetëgjatë në kabinetin e Erdogan. Në ceremoninë e zhvilluar në Ankara, Fidan, deklaroi se do të vijojë vizionin e politikës së jashtme turke me pavarësinë nga çdo ndikim i huaj.

 HAKAN FIDAN MINISTËR I JASHTËM I TURQISË: Unë do të bëj më të mirën për integritetin territorial, sigurinë dhe mirëqenien e shtetit dhe kombit tonë. Do të vazhdoj të punoj drejt vizionit të politikës së jashtme kombëtare bazuar në pavarësinë e shtetit tonë nga çdo ndikim i jashtëm dhe sovranitetin absolut të kombi ynë.

Hakan Fidan ishte një personat më të rëndësishëm në luftën kundër asaj që Turqia e quan Oreganizata Terroriste Feto. Gjatë drejtimit të tij te Inteligjencës u bë ekstradimi në Turqi i shumë anëtarëve të kësaj organizate që akuziohen nga Ankaraja për grushtin e shtetit të gushtit të vitit 2015.

Erdogan e njoftoi anëtarët e tij të kabinetit pas cermonisë së betimit si president i 13-të i Turqisë. Nga emerat e mandatit të dytë do të vijojë punën edhe për pesë vite të tjera edhe dy persona ndërsa pjesa tjetër e kabinetit është rinovuar.