Interpol: Sekuestrohen mbi 200 tonë kokainë me vlerë 5.7 milionë euro/ Arrestohen mbi 14 mijë persona

Një operacion i madh i realizuar nga Interpol në bashkëpunim me autoritetet e Amerikës Qëndrore dhe Jugore janë vënë në pranga 14,260 persona, janë sekuestruar rreth 8,263 armë zjarri ilegale si dhe 305,000 fishekë municionesh.

Mes tyre për një periudhë kohore nga 12 marsi deri në 2 prill të këtij viti janë sekuestruar 203 ton kokainë dhe droga të tjera së bashku me vlerë rreth 5.7 miliardë. Në total, autoritetet kanë ndërprerë veprimtarinë e 20 grupeve kriminale, përfshirë sindikatën braziliane të krimit, Primeiro Comando da Capital, bandën e të rinjve të Salvadorit, Mara Salvatrucha dhe Kartelin e Ballkanit, që është aktiv edhe në Amerikën Jugore.

Operacioni u zhvillua në 15 vende. Autoritetet indentifikuan gjithashtu edhe një sërë krimesh të tjera si korrupsioni, mashtrimi, trafikimi i qenieve njerëzore, krimi mjedisor dhe aktivitetet terroriste. Më shumë se gjysma e “armëve të krimit” të gjetura dhe të gjurmuara në Amerikën Qendrore janë me burim nga Shtetet e Bashkuara dhe ky nivel është afër 70% për Meksikën dhe është rreth 80% në të gjithë Karaibet.

“Fakti që një operacion i konfiskimit të armëve ka rezultuar në kapje të një sasie kaq të madhe të drogës, dëshmon se këto krime janë të ndërlidhura. Ne, si zyrtarë për zbatim të ligjit, duhet të tregojmë vendosmëri për t’i shkatërruar këto grupe në çdo rajon të botës,” u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit, Jurgen Stock.

Forcat e zbatimit të ligjit në 195 vendet anëtare të INTERPOL-it kanë raportuar sekuestrime rekord droge gjatë vitit të kaluar dhe, në shumë raste, një rritje të dhunës në lidhje me drogën, të nxitur nga trafiku i armëve të zjarrit të paligjshme.