AI vazhdon të tregojë potencialin e saj të pakufishëm, pasi këtë herë pilotoi një avion luftarak stërvitor për mbi 17 orë.
Kjo është hera e parë që inteligjenca artificiale u përdor për të pilotuar një avion të tillë taktik, sipas kompanisë amerikane të hapësirës ajrore Lockheed Martin.
Testi u krye me VISTA (Variable In-Flight Simulation Test Aircraft), i cili mund të imitojë karakteristikat e avionëve të tjerë në ajër. Fluturimi u zhvillua nga Baza e Forcave Ajrore Edwards në Kaliforni.
VISTA, i cili është një version i modifikuar i avionit F-16D Block 30 Peace Marble II me komponentë të përmirësuar të Bllokut 40, u zhvillua nga Lockheed Martin në bashkëpunim me Forcat Ajrore dhe Calspan.
Lockheed Martin, me qendër në Maryland, njoftoi se do të vazhdojë të zhvillojë inteligjencën artificiale për Forcën Ajrore të SHBA në vitin 2023, me qëllim zhvillimin e avionëve luftarakë autonome.