I nxehti godet Australinë

I nxehti ka përfshirë Australinë.Në qytetin Sidnei është shënuar  dita  më e nxehtë në më shumë se dy vite me temperatura që kanë shkuar në  më shumë se 40 gradë Celsius . Temperaturat e larta po kthehen në një problem edhe për këta turistë në plazhe.

Më pëlqen ky plazh .Por nuk ka si asnjë hije. Është  shumë nxehtë, kështu që  do të largohemi për pak. Nuk duam të qëndrojmë në diell për një kohë të gjatë. Por është vërtet mirë. Një ditë kaq e bukur.

Ndërsa për disa të tjerë plazhet   duken e vetmja zgjidhje . Në Penmrith në periferi të Sidenei është regjistruar dita më e nxehtë që nga 26 janari i 2021.

Si pasojë, autoritet autraliane kanë vendosur mbylljen e  35 shkollave publike për shkak të motit të nxehtë i cili sipas meterologëve ka të ngjarë të vijojë deri të mërkurën.

Check Also

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, lihet në burg Erjon Goxhara

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *