I ftohti i pranverës në Itali , qershitë në rrezik

 

Prania  e një zjarri që ndizet  pranë  pemëve të qershisë mund të  jetë  skena perfekte e  një filmi romantik, por realiteti është krejt tjetër. Pas disa javësh moti të butë, rënia e papritur e temperaturave përbën tnjë kërcënim serioz për rritjen e frutave në zonën Val di Non në rajonin verior të Trentino Alto Adige, një zonë e famshme për prodhimin e mollëve, por edhe të qershive në Itali .

RUGGERO GABARDI-FERMER: Për pemën e qershisë është periudha më delikate sepse edhe nëse nuk  po lulëzon ,  sythi do të dëmtohet, nëse temperaturat bien nën zero.

Rënia e temperaturave do të ndikonte në prodhimin vjetor por kultivuesit kanë gjetur këtë zgjidhje.Ata përdorin ngrohës gjatë natës për t’i mbajtur  temperaturat në të ngrohta. Një veprim paksa i pazakontë por që ka rezultuar  efektiv.

RUGGERO GABARDI-FERMER:Me ndezjen e këtyre zjarreve, me siguri një pjesë e qershive nuk do të dëmtohen , duke shpresuar se temperatura nuk do të bjerin  me shumë. Edhe dje në mëngjes ishte minus pesë  gradë.

Nuk është një detyrë e lehtë për fermerët, të cilët duhet të veprojnë shpejt në mes të natës dhe të vendosin një numër të madh ngrohësish për hektar.

RUGGERO GABARDI-FERMER: Për dy netë ne fermerët jemi përpjekur të ruajmë produktin tonë duke mbajtur temperaturat nën kontroll. Kështu që në mbrëmje ngrihemi në çdo orë, nga ora 22:00 deri në orën 02:00, sapo shohim që temperaturat po bien.