I burgosuri i propozoi dhe u martua me oficeren në burg! Historia e veçantë e çiftit…

Një i burgosur që po kryen një dënim prej 25 vjetësh i ka propozuar për martesë punonjëses së burgut në vitin 2022, duke krijuar një histori të pazakontë dashurie pas hekurave. Tameka, një ish-oficere, u martua me Jonathan Lee, një i burgosur që ka kaluar 13 vjet në burg. Ata u njohën gjatë fëmijërisë, por humbën kontaktet për 14 vjet. Marrëdhënia e tyre rinisi kur Tameka, ndërkohë që punonte si oficere në burg, mori një letër nga Jonathan.

Tameka ka ndarë historinë e saj në kanalin YouTube “Love Don’t Judge”, ku ka folur hapur për marrëdhënien e saj me të burgosurin. Ajo tregon se takimi i parë me Jonathan ishte shumë i çuditshëm dhe i vështirë, pasi ajo ishte oficere e burgut dhe shumë nga të burgosurit që ajo kishte në mbikëqyrje ishin të burgosur me burrin e saj.

Ajo gjithashtu përmendi se kur viziton Jonathan në burg, disa oficerë ngatërrohen dhe nuk e kuptojnë nëse ajo është nga ana e ligjit apo nga ana e të burgosurve. Jonathan Lee është i dënuar për tentativë vrasjeje pas një incidenti të ndodhur në vitin 2011, kur ai kishte bërë rezistencë një arrestimi dhe sipas një raporti, ai u dënua padrejtësisht pasi oficerët përdorën forcë të tepërt dhe e akuzuan për sulm ndaj një oficeri.

Tameka ka folur edhe për sfidat që ka kaluar pas kësaj lidhjeje të pazakontë. Ajo pranon se miqtë e saj i kanë dhënë këshilla negative, duke i thënë se “nuk duhet të jesh me dikë në burg”, por ajo ka zgjedhur të qëndrojë e vendosur për të mbështetur burrin e saj. Ajo viziton Jonathan çdo fundjavë dhe udhëton rreth 12 orë për të shkuar në burg. Pavarësisht pengesave dhe kritika nga disa oficerë, Tameka ka theksuar se do të vazhdojë të vizitojë burrin e saj, duke e konsideruar marrëdhënien e saj një histori të dashurisë që nuk e lë pas.